- 26 Dec 2017
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka nënshkruar urdhëresën për ndalimin e përdorimit të produkteve piroteknike në vendet e hapura publike, përkatësisht në tregje, rrugë dhe sheshe. Kjo ndalesë vlen për periudhën nga data 30 dhjetor 2017, deri më 3 janar 2018. Ata që veprojnë në kundërshtim me urdhëresën, do të gjobiten në shumën prej 100 eurosh.
Për zbatimin e urdhëresës kujdeset Drejtoria e Inspekcionit.