- 28 Dec 2017
Komuna e Prishtinës njofton qytetarët se sportelet e Komunës së Prishtinës nesër më datë 29 dhjetor 2017 do të punojnë deri ne ora 14:00.
Ndërkaq nga data 30 dhjetor 2017 e deri më 3 janar 2018 sportelet e Komunës nuk punojnë.
Qytetarët që kanë nevojë për tërheqjen e certifikatave apo ekstrakteve personale, kanë mundësi ti marrin ato edhe gjatë ditëve festive nga E-Kiosku në objektin e vjetër të komunës dhe objektin e ri të komunës në Arbëri, të cilët do të jenë në funksion tërë kohën.
Ju faleminderit për mirëkuptim!