- 29 Dec 2017
Komuna e Prishtinës përzgjodhi sportistet dhe sportistët më të mirë për vitin 2017. Në manifestimin e mbajtur në objektin e Komunës, nënkryetari z. Selim Pacolli falënderoi të gjithë ata që kontribuuan dhe po kontribuojnë në vazhdimësi për zhvillimin e sportit në qytetin e Prishtinës.
Komisioni i përbërë kryesisht nga gazetarët e sportit, kishte bërë përzgjedhjen e sportisteve dhe sportistëve më të dalluar të këtij viti si për moshat madhore, ashtu edhe për gjeneratat e reja që janë shpresa e sportit të këtij qyteti. Si sportistë të rinj që premtojnë shumë në të ardhmen u përzgjodhën
Rrezarta Alimi (KXH Polici), Shpejtim Bajku (KB Gollaku), Vigan Buza (KS Prishtina), Albinot Kozmaqi (KF Flamurtari), Albin Prapashtica(KF 2Korriku), Dardan Cena (KXH Polici).
Mirënjohje pranuan edhe Anton Cena si veteran i vitit; Fatos Dili si punëtori më i dalluar sportiv; Genc Nuza si gjyqtari më i dalluar; Besim Brahimi si trajneri më i dalluar dhe Federata e Sportit Shkollor për kontributin e dhënë ne zhvillimin e sportit shkollor . FC Prishtina u zgjedh si klubi i vitit kurse çmimi Post Mortum u nda per Shemsi Humollin dhe Hamdi Halimin.
Sportistët e tjerë të dalluar për vitin 2017 janë:
1 Armend Dallku FC Prishtina
2 Blerta Shala KFF Hajvalia
3 Nderim Saraçi KSH Drejtësia
4 Donart Vitia KK Ardhmëria
5 Granit Baraliu KT Prishtina
6 Zerina Shatri KBF Prishtina
7 Dasar Xhambazi KN Step
8 Florentina Prelvukaj KHF Prishtina
9 Petrit Prekazi KH Prishtina
10 Gazmore Mustafa KVF Prishtina Volley
Bazuar në vlerësimet e komisionit, sportistja e vitit në Komunën e Prishtinës u zgjodh Donjeta Sadiku (KB Gollaku).