Ahmeti takon Ambasadorin e Francës

- 05 Jan 2018

Kryetari i Komunës së Prishtinës z. Shpend Ahmeti priti në takim Ambasadorin e Francës në Kosovë, z. Didier Chabert.
Në këtë takim u diskutua lidhur me zhvillimet politike në Kosovë, e në veçanti për prioritetet që ka Komuna e Prishtinës gjatë mandatit të ri të Kryetarit Ahmeti.
Bashkëpunimi i Komunës së Prishtinës me Ambasadën e Francës do të vazhdojë, sidomos në sektorin e kulturës.