- 11 Jan 2018
Lajmërohen të gjithë poseduesit e lejeve për AUTO-TAXI, se vazhdimi i lejes për ushtrimin e veprimtarisë do të bëhet nga data: 10.01.2018 - 29.01.2018.
Kërkesës për vazhdimin e lejes së punës për AUTO – TAXI duhet t`i bashkëngjitni këto dokumente:
- Lejen e punës (origjinali);
- Librezën e automjetit;
- Certifikatën e kontrollit teknik;
- Taksimetri (nevojitet vetëm kur ka ndërrim të automjetit);
- Lejen e vozitjes (fotokopje);
- Letërnjoftimin (fotokopje);
- Ekstratin e lindjes (jo më të vjetër se 6 muaj) dëshminë se jeni banor i komunës së Prishtinës;
- Dëshminë mbi të kaluarën jo kriminale;
- Dëshminë se nuk jeni në marrëdhënie pune (lëshuar nga organi kompetent).
Dorëzimi i dokumenteve bëhet në objektin e vjetër të Komunës, sporteli nr. 1. Do të shqyrtohen vetëm kërkesat e kompletuara dhe të arritura në kohën e paraparë.