- 19 Jan 2018
Shumë studente e studentë nga Vjena dhe Venediku, erdhën sot për vizitë në objektin e Komunës së Prishtinës.
Ata u pritën nga Kryetari Shpend Ahmeti, i cili u shpjegoi për kompetencat që ka Komuna në përmirësimin e jetës së qytetarëve, si dhe për ndryshimet e shumta që kanë ndodhur në qeverisjen e Prishtinës që nga dhjetori 2013.
Përveç temave si arsimi, shëndetësia, mirëqenia sociale, urbanizmi, mbrojtja e mjedisit, trashëgimia kulturore, e të ngjashme, studentët ishin të interesuar të dinin më shumë edhe për zhvillimet qendrore politike si dhe mënyrën e ecjes së shtetit të Kosovës nga shpallja e pavarësisë e deri më sot.
Pasi iu përgjigj të gjitha pyetjeve të studentëve, Kryetari Ahmeti i falënderoi për vizitën dhe iu sugjeroi që të lëvizin sa më shumë nëpër Prishtinë, ashtu që t’i shohin nga afër të mirat dhe problemet e kryeqytetit tonë.