Programi i vetëpunësimit për persona të riatdhesuar - Thirrje për aplikim

- 23 Jan 2018

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka shpallur Programin e Vetëpunësimit për personat e riatdhesuar që është financuar nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Konkursi është shpallur prej datës 22 Janar 2018 dhe do të zgjat deri më datën 26 Shkurt 2018 në ora 16:00.

Të gjithë aplikantët e interesuar për tu kualifikuar për aplikim duhet të jenë pjesë e listës së bashkëngjitur (74 aplikantë të Komunës së Prishtinës), të të gjithë atyre që kanë aplikuar për planbiznes para hyrjes në fuqi të Rregullores (QRK) Nr. 13/2017 për riintegrimin e personave të riatdhesuar.

Kandidatët e kualifikuar në këtë listë (shih listën e bashkëngjitur), duhet të jenë persona të riatdhesuar të regjistruar si të papunë Zyrat e Punësimit dhe duhet të kenë të kryer trajnimin e vetëpunësimit në Qendrën e Aftësimit Profesional.

Inkurajoheni të gjithë aplikantët e kualifikuar në këtë listë të riaplikoni në Zyrën e Punësimit.

Për kriteret dhe dokumentet relevante të kërkuara keni të bashkëngjitur Thirrjen për Aplikim dhe Planin e Biznesit.

 

 Thirrje për aplikim

 

 Lista e aplikantëve të kualifikuar për aplikim

 

  Plani i Biznesit