Kryetari Ahmeti pritet në takim nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj

- 23 Jan 2018

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti i shoqëruar nga nënkryetari Selim Pacolli dhe Genc Bashota, drejtor për Planifikim Strategjik dhe Zhvillim të Qëndrueshëm e Gëzim Mehmeti, drejtor për Investime Kapitale dhe Menaxhim të Kontratave takuan sot Ministren e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj.

Gjatë takimit është arritur marrëveshja për pagesën e borxhit që ka ka Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor ndaj Komunës së Prishtinës e që kap shifrën 7 milionë euro, ku deri tani janë kthyer 800 mijë euro.

Poashtu, është diskutuar edhe për çështje të tjera të cilat do të ndihmojnë në tejkalimin e problemeve dhe rritjen e cilësisë së jetës për qytetarët e kryeqytetit siç janë projekti për ndërtimin e impiantit të ujërave të zeza, projekti për ndërtimin e unazës së brendshme në kryeqytet dhe ai për ndërtimin e deponisë për mbeturinat inerte.

Futja në funksion e gjobave mandatore dhe krijimi i policisë së gjelbër, krijimi i zonave të gjelbra në kryeqytet ishin po ashtu temat e takimit.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se takimet si ky janë me interes kur është në pyetje cilësia e jetës së qytetarëve, derisa potenconi se asnjëherë më parë nuk ka pasur përkrahje më të madhe nga qeveria se sa gjatë këtij mandati.