- 24 Jan 2018
Komuna e Prishtinës në vazhdimësi është angazhuar që t’i identifikojë rastet e personave me nevoja të veçanta, ashtu që të punohet për lehtësimin e qasjes si në institucionet komunale, ashtu edhe në banesat e tyre.
Në nëntor të vitit të kaluar kanë filluar punimet për ndërtimin e tri pjerrinave, dy në lagjen Bregu i Diellit dhe një tek shkolla “Asim Vokshi”.
Punimet kanë përfunduar për 60 ditë, sipas afatit të kontratës, dhe tani pjerrinat janë në dispozicion të personave që kanë nevojë për to.