- 26 Jan 2018
Kryetari Shpend Ahmeti priti në takim Ambasadorin zviceran Jean Hubert Lebet. Në këtë takim u diskutua për zhvillimet politike në Kosovë, me theks të veçantë në sfidat nëpër të cilat po kalon shteti jonë për luftimin e korrupsionit dhe zhvillimin ekonomik.
Ahmeti e njoftoi ambasadorin lidhur me projektet që janë realizuar tashmë në bashkëpunim me DEMOS-in zviceran; si dhe për projektet tjera që ka në plan për këtë vit, e që do të mund të gjenin mbështetje po ashtu nga partnerë zviceranë.
Komuna e Prishtinës dhe Ambasada e Zvicrës në Kosovë bashkëpunojnë në vazhdimësi, e ky bashkëpunim do të thellohet edhe më shumë ashtu që t’i shfrytëzojmë modelet e mira për përmirësimin e mëtutjeshëm të jetës së qytetarëve.