Takim me Ambasadoren e Turqisë

- 26 Jan 2018

Kryetari Shpend Ahmeti u takua sot me Ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç.

Ahmeti falënderoi ambasadoren për ndihmën që i ka dhënë Komunës së Prishtinës, veçanërisht përmes projekteve të realizuara deri tash nga TIKA.

Bashkëpunimet e tilla do të vazhdojnë, dhe si rrjedhojë presim realizimin e disa projekteve të tjera të mira për kryeqytetin.​