Ndërtimi i dy fushave sintetike të futbollit

- 05 Feb 2018

Këtë vit, në bashkëfinancim me Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK) dhe Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), do të ndërtohen dy fusha sintetike të futbollit, me përmasa 105 x 68 metra, sipas standardeve të FIFA-s dhe UEFA-s.
Drejtori i Pronës, Dren Kukaj, bashkë me përfaqësues të FFK-së, kanë dalë në terren për t'i parë nga afër pronat komunale ku potencialisht mund të ndërtohen këto fusha, ashtu që të ndahen parcelat sa më të përshtatshme.