Takim me Ambasadorin Minxhozi

- 07 Feb 2018

Kryetari Shpend Ahmeti bashkë me Nënkryetarin Selim Pacolli pritën në takim ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Prishtinë, Qemal Minxhozin.

Në takim u diskutua për bashkëpunimin e Komunës së Prishtinës me qytetet tjera të Shqipërisë, me theks të veçantë në fushën e ekonomisë, turizmit, si dhe me projekte konkrete që ndikojnë në lehtësimin e mënyrës së jetesës së qytetarëve.

Gjatë javës tjetër, pritet që të mbahet takimi i dytë i Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon, ku përveç Prishtinës, Tiranës, Ulqinit, Tetovës dhe Preshevës pritet të bashkohen edhe komuna të tjera.