Hapet Kuzhina Qendrore

- 07 Feb 2018

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti mori pjesë sot në hapjen e Kuzhinës Qendrore, kuzhinë kjo që furnizon me ushqim të gjitha çerdhet publike të Prishtinës dhe ato me bazë në komunitet.

Ky objekt që dikur ishte i braktisur, me investim të Komunës është shndërruar në kuzhinë moderne, që ka kapacitet të prodhojë edhe më shumë sesa kanë nevojë aktualisht çerdhet tona. Punëtoret e Kuzhinës Qendrore u shprehen shumë të kënaqura me kushtet e krijuar në këtë objekt.