Nënkryetari Pacolli takohet me Ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka dhe zëvendësministrin e Bujqësisë, Shukri Maxhuni

- 08 Feb 2018

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, u takua me Ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, me të cilin diskutoi lidhur me parkun e biznesit në Prishtinë, si dhe ndihmën që mund t’i jep qeveria komunës në këtë drejtim.

Kurse, në takimin tjetër me zëvendësministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Shukri Maxhuni, u diskutua për mënyrën se si t’iu ndihmohet edhe më tutje bujqve të Prishtinës, ashtu që të rritet sa më shumë prodhimi.