- 14 Feb 2018
Takimi vjen pas nënshkrimit të Letrës së Interesit nga ana e Kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, për bashkëpunim në projektin rajonal për Mobilitet të Qëndrueshëm në vendet e Evropës Juglindore (ang. SUMSEEC). Gjithashtu, u diskutua edhe për Planin e Mobilitetit të Prishtinës.
Së shpejti do të organizohet një punëtori në Prishtinë mes Komunës së Prishtinës, ekspertëve të GIZ-it, dhe përfaqësues të tjerë, për të diskutuar rreth modaliteteve të bashkëpunimit dhe përkrahjes për mobilitetit të qëndrueshëm.