- 15 Feb 2018
Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenjes Sociale, Arben Vitia mori sot pjesë në përurimin e barnatores, laboratorit dhe radiologjisë ne Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.
Me këto hapësira po përmbyllet renovimi komplet i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Komunën e Prishtinës. Përveç ambienteve ku kryhet ekzaminimi i pacienteve, të cilat veç janë renovuar sipas standardeve më të larta, tani pacientët munden ti bëjne edhe analizat laboratorike, ekzaminimet radiologjike dhe gjithashtu të marrin barnat në ambiente po ashtu të standardeve të larta. Jane shtuar aparaturat në laborator dhe pritet të shtohen akoma. Gjithashtu, para pak javësh është shtuar edhe një ultrazë për ekzaminimin e gjirit dhe abdomenit në kabinetin e radiologjisë, kështu që qytetarët pas Rentgenit digjital të instaluar më parë, tani mund të kryejnë pothuajse të gjitha shërbimet që i perkasin nivelit primar në këtë kabinet.
Pas perfundimit të kësaj faze, do të vazhdohet me përmirësime të mëtutjeshme të infrastrukturës edhe në Qendrat tjera të Mjekësisë Familjare.
“Perveç aspektit infrastrukturor, gjatë këtij mandati do të investohet shumë në cilësinë e shërbimeve, në rritjen e numrit të stafit (në bashkëpunim me nivelin qendror dhe konform nevojave të qytetareve), dhe do të bëjmë përpjekje maksimale që shëndetësia publike në Prishtinë të jetë model i funksionimit të mirë.
E gjithë kjo punë e realizuar përmban një ekip të madh mbrapa, duke perfshirë së pari stafin shëndetësor, zyrtarët e Drejtorisë së Shëndetësisë por eshe ata që e kanë bërë të mundur të kemi ambiente të këtilla e që jane zyra e regjenerimit urban në Komunën e Prishtinës, të cilët përveç punëve të zakonshme në përpilimin e standardeve të reja në aspektin urban e të hapësirave publike, kanë dhënë dhe po vazhdojnë të japin ngjyra jete edhe ambienteve arsimore por edhe shëndetësore si në këtë rast. Prandaj nje falenderim i sinqerte ju shkon edhe atyre” u shpreh drejtori Arben Vitia.