Ftesë për Propozime për përzgjedhjen e Ndërtesave të banimit në bashkëpronësi

- 16 Feb 2018

“Krijimi i Shoqatave të Pronarëve të Ndërtesave të banimit në bashkëpronësi” është projekt i financuar nga Banka Botërore që mbështet Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik dhe Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për të hartuar një plan zbatimi për kërkesën e Ligjit N.04/L-134 për ndërtesat e banimit në bashkëpronësi (NBB)-krijimin e Shoqatave të Pronarëve (SHP-ve) dhe për të promovuar formimin e tyre nëpërmjet një pilot-programi.

Afati i fundit për t'iu përgjigjur kësaj ftese për Propozime është 26 Shkurt 2018 deri në orën 16:00. Dokumentacioni dorëzohet në një kopje të shtypur, në arkivën e Komunës/për Drejtorinë e ShërbimevePublike, në sportelin nr. 6, Komuna e vjetër e Komunës së Prishtinës.

 

 F T E S A