- 18 Feb 2018
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj; Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi; Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi; Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka; Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari; Nënkryetari i Komunës së Ulqinit, Arian Murati; si dhe Administratori i Përgjithshëm i Bashkisë së Fierit, Florjan Muçaj, nderuan Kuvendin Komunal të Prishtinës në 10 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Në emër të të gjitha Komunave/Bashkive anëtare të Unionit të Bashkive Shqiptare të Rajonit, z. Veliaj dhe znj. Arifi iu drejtuan me fjalë përshëndetëse asambleistëve të Prishtinës, duke iu uruar këtë përvjetor jubilar.