- 20 Feb 2018
Në këtë takim është bërë shkëmbimi i përvojës së Komunës së Prishtinës në zhvillimin e bazës së të dhënave për Planifikim Hapësinor me këto komuna, të cilat janë mbështetur nga UN-HABITAT , në kuadër të " Programit për zhvillim Gjithëpërfshirës”. Drejtorët dhe zyrtarët komunal të komunave pjesëmarrëse në takim janë njohur më afër me organizimin e Drejtorisë së Urbanizmit dhe Drejtorisë së Planifikimit Strategjik dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm në Komunën e Prishtinës, metodologjinë e përdorur për krijimin e Bazës së të dhënave për Planifikim Hapësinor në nivel lokal, mbledhjen e të dhënave, përpunimin dhe migrimin e tyre në databazë, përdorimin e SPAK-ut dhe ilustrime të shembujve konkret.