- 21 Feb 2018
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (Dega Prishtinë), Fatmir Sopi, bashkë me nënkryetarin Sali Vllahiu dhe sekretarin Vehbi Hajzeri, vizituan Komunën e Prishtinës.
Ata uruan Kryetarin Shpend Ahmeti për fitoren e mandatit të dytë qeverisës, si dhe shprehën vullnetin dhe për thellimin e bashkëpunimit me Komunën.
Përgjatë këtij takimi, Kryetari Ahmeti theksoi se do të angazhohet që t’i ndihmojë maksimalisht kësaj organizate, me theks të veçantë në organizimin e shënjimit të datave historike.