Ligjëratë informative – “Sot, 20 vite më parë – Rasti i Qirezit dhe Likoshanit”

- 28 Feb 2018

Sot, në ora 15:00, në Qendrën e Dokumentimit (Biblioteka “Hivzi Sylejmani", Dardani), Fondi për të Drejta Humanitare do të mbajë ligjëratë informative lidhur me masakrën e Likoshanit dhe Qirezit, duke shënuar kështu 20 vjetorin e kësaj ngjarjeje.
Kjo është ligjërata e para në kuadër të ciklit “Sot, 20 vite më parë”, cikël ky që përgjatë dy viteve të ardhshme do të përkujtojë ngjarjet historike të luftës së fundit në Kosovë, në datat që përkojnë me 20 vjetorin e secilës ngjarje.