- 01 Mar 2018
Kryetari Shpend Ahmeti bashkë me Nënkryetarin Selim Pacolli dhe Drejtorin për Shëndetësi e Mirëqenie Sociale, Arben Vitia, morën pjesë sot në hapjen e Qendrës së Mjekësisë Familjare nr.3.
Renovimet në këtë Qendër kanë ndikuar në gjithpërfshirje, duke iu krijuar qasje edhe personave me nevoja të veçanta si dhe të moshuarve. Më parë, një pjesë e konsiderueshme e hapësirës brenda Qendrës, ka qenë e pashfrytëzueshme. Tashmë, i gjithë objekti është i furnizuar me pajisjet më moderne, me ç’rast është lehtësuar dukshëm edhe puna e stafit shëndetësor.
Komuna e Prishtinës falënderon qytetarët e zonës në të cilën shërbim QMF 3, si dhe stafin shëndetësor, për mirëkuptimin dhe angazhimin për rregullimin e kushteve brenda kësaj qendreje.