- 02 Mar 2018
Drejtoria Komunale e Arsimit Prishtinë mbajti takim pune me koordinatorët dhe drejtorët të shkollave për organizimin dhe mbarëvajtjen e testit Pisa 2018.
Me këtë rast, Drejtori i Arsimit z.Jonuz Salihaj kërkoi mobilizimin e të gjithëve, duke filluar nga Ministria, zyrtarët e DKA-së, drejtorët e deri të prindërit dhe nxënësit, në mënyrë që të arrihen rezultate sa më të mira në testin PISA 2018. “PISA të jetë temë e përditshme e diskutimit në shkollat tuaja, kërkoj nga ju që në ditët që kanë mbetur të bashkëpunoni ngushtë me institucionet relevante të emëruar kohë më parë për organizimin e testit PISA 2018. Nxënësit tanë në këtë test nuk e përfaqësojnë vetëm veten e tyre, por e përfaqësojnë vendin me rezultatet që arrijnë”, tha ndër të tjera Salihaj.
Testit PISA 2018 do t’i nënshtrohen dymbëdhjetë shkolla të mesme dhe tetë shkolla fillore të Prishtinës, si në vijim: Shkolla të mesme:
- SHML “Xhevdet Doda”;
- SHML “Eqrem Çabej”;
- SHML “Sami Frashëri”;
- SHML “Ahmet Gashi”;
- SHML “Gjimnazi Matematikor Specialistik”;
- SHML “Alauddin”;
- SHMEJ “Hoxhë Kadri Prishtina”;
- SHML “28 Nëntori”;
- SHML “Gjin Gazulli”;
- SHML “Abdyl Frashëri”;
- SHML “Dr. Ali Sokoli”;
- SHML “Shtjefën Gjeçovi”;
- SHFMU “Elena Gjika”;
- SHFMU “Asim Vokshi”;
- SHFMU “Emin Duraku”;
- SHFMU “Ismail Qemali”;
- SHFMU “Nazim Gafurri”;
- SHFMU “7 Marsi”;
- SHFMU “Nënë Terezë”;
- SHFMU “Shkollë e Gjelbër”.