​Klubi i Rotarianëve Prishtina dhuron pajisjen e ultrazërit për QKMF në Prishtinë

- 03 Mar 2018

Sot, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, Klubi i Rotarianëve Prishtina i dhuroi Komunës së Prishtinës aparatin e ultrazërit për kontrollimin e ijeve të fëmijëve.
“Klubi i Rotarianëve Prishtina, si edhe shumë klube të kësaj natyre, synon që përmes angazhimit të vet të kontribuojë në të mire të shoqërisë. Kjo iniciativë e cila na bën të gjithëve të ndihemi mirë është e një natyre të veçantë sepse kontribuon në mirëqenien e fëmijëve si pjesa më vitale e çdo shoqërie”, tha kryetari i Klubit të Rotarianëve Prishtina, Mergim Prishtina.
Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, si dhe Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Arben Vitia, falënderuan Klubin e Rotarianëve për këtë investim të nevojshëm në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, me ç’rast kanë ndikuar dukshëm në rritjen e kualitit të shërbimeve në repartin e caktuar.
Ky donacion është një investim i rëndësishëm për fëmijët tanë, me qëllim rritjen e shëndetshme të tyre, duke parandaluar probleme përmes diagnostikimit të hershëm. Sidomos për faktin se ky ekzaminim do të bëhet në institucione publike për të gjithë fëmijët e Komunës së Prishtinës, pa dallim statusi socio-ekonomik.