Seancë Solemne - 20 vjetori i Epopesë së UÇK-së

- 05 Mar 2018

Kuvendi Komunal i Prishtinës mbajti sot seancë solemne për të shënuar kështu 20 vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Agim Kuleta, nënkryetari Selim Pacolli si dhe Kryetari i Veteranëve të UÇK-së (Dega Prishtinë), Fatmir Sopi, përkujtuan rezistencën e familjes Jashari, rezistencë kjo që u pasua me mobilizim të përgjithshëm dhe i dha hov luftës së drejtë për liri.

Lavdi familjes Jashari!
Lavdi dëshmorëve të kombit!