Vizitë në Shkollën e Gjelbër

- 06 Mar 2018

Drejtori i Arsimit, z.Jonuz Salihaj së bashku me zyrtarët e arsimit realizuan vizitë në institucionin edukativo-arsimor “Shkolla e Gjelbër”, ditë kur ky institucion arsimor shënoi Ditë e Efiçencës së Energjisë. Në të njëjtën kohë, u bë edhe hapja e Ekorimorkios Ekologjike me pajisjet që kanë të bëjnë me vetëdijesimin e popullatës për ripërtëritjen, kursimin e energjisë, ruajtjen e ambientit e të ngjashme.

Në shënimin e kësaj dite drejtuesit e shkollës në koordinim me mësimdhënësit kish bërë të gjitha përgatitjet e duhura, në mënyrë që puna e tyre e realizuar të prezantohet në mënyrë profesionale.
Andaj, në këtë aktivitet nxënësit bashkë me mësimdhënësit e tyre prezantuan pajisjet ekologjike dhe rolin e tyre në mbrojtje të ambientit, duke treguar shkathtësi dhe kompetencë të duhur në këtë segment.

Drejtori i DKA-së i përgëzoi drejtuesit e shkollës, mësimdhënësit dhe në veçanti nxënësit për shkathtësitë e treguar në demonstrimin e pajisjeve dhe rolin, efektin e tyre në jetën e përditshme. “Drejtoria e Arsimit do të jetë gjithherë në mbështetjen dhe përkrahjen tuaj drejt zhvillimin të mëtejshëm profesional, duke krijuar kushte dhe mundësi më të mira për zbatimit në praktik të njohurit e arritura”, tha Salihaj.