- 16 Mar 2018
Të hënën, më 19 mars, do të fillojë realizimi i kontratës për ndërtimin e kanalizimit fekal dhe atmosferik në rrugët Fehmi Agani dhe Hajdar Dushi, si dhe ndërtimit të sistemit të ujësjellësit në rrugën Fehmi Agani.
Njoftojmë qytetarët e Prishtinës që këto rrugë do të jenë të bllokuara deri në kryerjen e punimeve, që pritet të zgjasin rreth 60 ditë.