Shprehje interesi për përgatitjen e Dizajneve Konceptuale (Arkitekturore) për pesë (5) ndërtesa shkollore në Komunën e Prishtinës

- 21 Mar 2018

Korporata Ndërkombëtare Financiare, Grupi i Bankës Botërore, Njësia për Këshillëdhënie për Partneritete Publiko Private (PPP), është angazhuar nga Komuna e Prishtinës, Republika e Kosovës ("Komuna") të veprojë si këshilltar kryesor për të ndihmuar Komunën në zbatimin e partneriteteve publike-private për ndërtimin e pesë shkollave të reja dhe ofrimin e shërbimeve të mirëmbajtjes në ato shkolla për një periudhë të caktuar.


Në këtë kontekst, IFC tani shpallë këtë kërkesë për shprehje interesi për firmat arkitekturore (Konsulenti) për përgatitjen e Dizajneve Konceptuale (Arkitekturore) për pesë (5) ndërtesa shkollore në komunën e Prishtinës në përputhje me Udhëzuesin për Norma dhe Standarde të Nërtesave Shkollore dhe praktikat më të mira ndërkombëtare.

 

 Kërkesë - Shprehje interesi