- 28 Mar 2018
Komuna e Prishtinës dhe banorët e lagjeve Tauk Bahçe dhe Sofalia organizuan ditën e dhurimit të gjakut, ku mori pjesë edhe Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, z. Arben Vitia.
Ky organizim po bëhet për herë të katërt me radhë, në shenjë nderimi për banorët e kësaj pjese që 18 vjet më parë ishin dëbuar nga forcat serbe, e shumë prej tyre edhe ishin vrarë. Po ashtu, në këtë ditë përkujtohen edhe 74 veprimtarët që ishin vrarë në parkun e Tauk Bahçes në vitin 1944.