Njoftim për media

- 29 Mar 2018

Të Premtën (30 Mars) në ora 10:00, në Sallën e Kuvendit të Komunës do të bëhet prezentimi dhe njoftimi i të interesuarve për Projektin YCIP - Projekti Youth Career IT Pathway.

YCIP është i financuar nga grant projekti ‘Përkrahja e Luksemburgut për shoqërinë civile në Kosovë’, financuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Projekti implementohet nga RIT A.U.K. TDI Prishtinë.
Këtë takim informues do ta hap Nenkryetari i Komunës Z. Selim Pacolli. Prezentues do të jenë edhe zyrtarët nga RIT A.U.K. TDI si implementues të Projektit.

Ju ftojmë të na ndiqni!