- 03 Apr 2018
Sot, në Bibliotekën “Hivzi Sylejmani” në Prishtinë, u promovua nisma për Akademinë e Animacionit, nismë kjo nga Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Anibar. Me këtë rast, para të pranishmëve u bë prezantimi i programit, kurrikulës dhe tutorëve që do të angazhohen në këtë Akademi.
Qëllimi është që përmes kurseve tremujore, të nxjerrim sa më shumë të rinj të gatshëm për të punuar në fushën e Animacionit. Trajnimet do të bëhen si me pajisjet e specializuara kompjuterike, ashtu edhe me teknikat e tjera më klasike.
Shumë shpejt, do të bëhet thirrja publike për të gjithë të rinjtë e interesuar që të jenë pjesë e akademie.