- 04 Apr 2018
Drejtoria e Arsimit e Komunës së Prishtinës në koordinim me Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, në funksion të implementimit dhe zbatimit me sukses të Kurrikulës së re në institucionet edukativo-arsimore, kanë filluar trajnimin dhe zhvillimin profesional të mësimdhënësve, të cilët nga vitit shkollor 2018/19, do të fillojnë zbatimin në praktikë të këtij dokumentit zyrtar.
Është indikativ fakti se Kurrikula e re nga viti shkollor 2017, ka filluar implementimin në të gjitha shkollat e nivelit të arsimit parauniversitar, konkretisht në nivelin parafillor, fillor klasa e parë (I), klasën e gjashtë (VI) dhe klasën e dhjetë (X) në gjimnaze, ndërsa nga viti shkollor 2018/19, do të vazhdohet me implementim të KK-së edhe me klasën e II, VII dhe të XI në gjimnaze.
Andaj, ky dokument përcakton një koncept të ri filozofik dhe i cili do të mundësojë kalimin nga Kurrikula e bazuar në përmbajtje lëndore në një Kurrikulë që promovon dhe mbështetë zhvillimin e kompetencave. Kjo Kurrikulë ndihmon nxënësit, të rinjtë dhe të rejat, të eksplorojnë dhe kuptojnë botën rreth tyre, të ndërlidhin përvojat e tyre të të nxënit me jetën e vërtetë dhe zhvillojnë kompetenca në nivel të lartë dhe në përputhje me nevojat dhe interesat e tyre.
Këto zhvillime reformuese në sferën e arsimit, kanë për qëllim edhe harmonizimin e sistemit të arsimit të Kosovës, me sistemin e arsimit të shteteve të zhvilluara evropiane.
Për t’ju përgjigjur kësaj situate në mënyrë profesionale, Drejtoria e Arsimit në koordinim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë kanë hartuar politika për mbështetjen dhe zhvillimin profesional të mësimdhënësve për zbatimin e Kurrikules së re nga viti i ri shkollor.
Andaj, Drejtoria e Arsimit, nga data 3 prill, në funksion të këtyre zhvillimeve arsimore po organizon trajnim pesë ditor për 115 mësimdhënës, drejtues të shkollave dhe zyrtarë të arsimit në katër fushat e Kurrikulës, në mënyrë që zbatueshmëria e kurrikulës në shkollat tona të jetë në nivelin e kënaqshëm.
Trajnimi po zhvillohet në këto fusha:
• Gjuhët dhe komunikimi;
• Shkencat natyrore;
• Shoqëria dhe mjedisi dhe në ciklin fillor.