Dita e Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës

- 17 Apr 2018

Më poshtë mund të gjeni programin me aktivitetet për nder të Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës, që shënohet nesër, më 18 prill
 
10:00 – Homazhe në varrezat e dëshmorëve në Velani;
10:30 – Nderime te shtatorja e Heroit Zahir Pajaziti;
10:40 – Dhurimi i gjakut në shehsin “Zahir Pajaziti”;
11:30 – Homazhe në varrezat e dësmorëve dhe martirëve në fshatrat Makoc, Mramor, Prapashticë, Dabishec, Canaj, Barilevë, Rimanishtë, Koliq, Stallovë;
13:00 – Tubimi Qendror – Epopeja e UCCK-së në fshatin Marec;
15:30 – Homazhe në Memorialin e Dëshmorëve na fshatin Sharban;
18:00 – Akademia përkujtimore “Dita e Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës”, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë.
 
Ju ftojmë të na ndiqni.