- 18 Apr 2018
Njoftohen qytetarët e komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjipatas se në periudhën prej 15 Qeshor – 15 Korrik 2018, Komuna e Prishtinës i ofron shërbimet e gjendjes civile falas, që përfshin çertifikaten e lindjes dhe dokumentet tjera të regjistrit civil.
Inkurajohen qytetarët e komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptas për aplikim dhe regjistrim të faktit të lindjes dhe dokumenteve tjera në kuadër të regjistrit civil.
Ky aktivitet është në kuadër të fushatës sensibilizuese si segment i rëndësishëm i të drejtave universale të njeriut.