Për ngritjen e nivelit të sigurisë rreth parkut të qytetit

- 24 Apr 2018

Në bashkëpunim me UN Habitatin dhe UN Women, jemi duke e realizuar projektin për Auditimin e Sigurisë dhe punëtorinë Bllok pas Blloku - Minecraft për intervenimet e nevojshme në lagjen rreth Parkut të Qytetit. Ky është një proces përmes të cilit pjesëmarrësit analizojnë karakteristikat fizike të një hapësirë publike, shprehin mendimet e tyre se si hapësirat të fjalë mund të reflektojnë pasiguri, dhe ofrojnë propozime konkrete për përmirësimin e mjedisit urban.
Me këtë rast intervenohet në ndriçim, shenjëzim, infrastrukture rrugore, organizim të hapësirës, mirëmbajtje dhe funksione të tjera urbane.
Auditimi i Sigurisë bëhet përmes ecjeve në grup, në kohë të ndryshme gjatë ditës dhe natës. Thelbi i këtij aktiviteti është krijimi i një mjedisi të sigurt , sidomos për gratë dhe vajzat.
Pjesë e Auditimit të Sigurisë, që bëhet më 26 dhe 27 prill, apo e punëtorisë Bllok pas Blloku - Minecraft që mbahet më 11, 12 dhe 13 maj, mund të bëheni përmes plotësimit të formularit për aplikim, në linkun: https://form.jotformeu.com/81076234318353