- 03 May 2018
Grupi i ekpertëve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Zyra Regjionale për Evropë: Znj. Monika Kosinska (udhëheqëse e misionit), Profesor John Ashton dhe Z. Adam Tiliouine, Dr Ardita Tahirukaj, Shefe e Zyrës së OBSh-së në Prishtinë dhe Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili sot do të takohen me ekipin e Komunës së Prishtinës: Z. Arben Vitia, Drejtor i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Z. Genc Bashota, Drejtor i Drejtorisë e planifikimit strategjik dhe zhvillimit të qëndrueshëm dhe Z. Ardian Olluri, Drejtor i Drejtorisë së Urbanizmit si dhe në takim do të marrin pjesë shefat e grupeve parlamentare dhe kryesuesi kuvendit komunal për të diskutuar për inicimin për qasjen e qyteteve të shëndetshme në Kosovë dhe inicimin e procesit të anëtarësimit të qytetit të Prishtinës në Rrjetin Evropian të Qyteteve të Shëndetshme.
Takimi mbahet në sallën nr.37 në orën 13:30, në objektin e vjetër të Komunës.