- 03 May 2018
Sot Komunën e Prishtinës e vizituan Ministri i Shëndetësisë, z. Uran Ismajli, bashkë me përfaqësues të Organizatës Botërore të Shëndetësisë si znj. Monika Konizka, profesor John Ashton, z. Adam Tiliouine, si dhe shefen e zyrës së OBSh-së në Prishtinë znj. Ardita Tahirukaj.
Përveç drejtorëve si z. Arben Vitia, z. Genc Bashota dhe z. Ardian Olluri, në këtë takim ishin prezentë edhe Kryesuesi i Kuvendit Komunal, z. Agim Kuleta, bashkë me drejtuesit e të gjitha grupeve të asambleistëve të Komunës së Prishtinës.
U diskutua për nisjen e procesit të anëtarësimit të qytetit të Prishtinës në Rrjetin Evropian të Qyteteve të Shëndetshme. Qëllimi është që të ndërtohen lidhje të fuqishme mes Komunës, Ministrisë dhe OBSh-së, ashtu që të bashkëpunohet na vazhdimësi për një mjedis sa më të pastër, dhe për një jetesë sa më të shëndetshme të qytetarëve. Si projekte konkrete të viteve të fundit, dhe projekte që janë në realizim e sipër e që ndikojnë në ruajtje të mjedisit, u përmendën ngrohja përmes koogjenerimit, si dhe Plani i Qëndrueshëm i Mobilitit.