- 17 May 2018
Bashkëpunimi aktual mes Komunës dhe Ministrisë së Infrastrukturës, nxitë investimet e përbashkëta për realizimin e projekteve të mëdha brenda Prishtinës, me theks të veçantë në projektet që ndihmojnë në shkarkimin e trafikut në qytet.
Sot, Nënkryetari Selim Pacolli, bashkë me drejtorët Genc Bashota dhe Gëzim Mehmeti, diskutuan me zv.Ministrin e Infrastrukturës z. Rexhep Kadriu për ndërtimin e Rrugës A, ndërtimin e rrugës nga rrethi i Fushë Kosovës deri në lagjen Arbëria, zgjerimin e rrugës së Veterrnikut, si dhe projekte të tjera të ngjashme.