Ndarja e çmimit për fituesin e garës së matematikës

- 22 May 2018

Drejtoria e Arsimit e Komunës së Prishtinës organizoi ceremoninë e ndarjes së çmimit për fituesin e garës së diturisë në shkencën e matematikës, garë e realizuar në bashkëpunim me Universitetin e Primorska nga Koper të Sllovenisë. 

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe Rektori i Universitetit Primoska, prof.dr.Dragan Marušič, bashkë me Dekanen e FAMNIT, prof.dr. Klavdija Kutnar.

Në emër të Komunës së Prishtinës, Nënkryetari z. Selim Pacolli dhe Drejtori i Arsimit, z. Jonuz Salihaj, falënderuan mysafirët për bashkëpunimin e shkëlqyer, duke shpresuar që një bashkëpunim i tillë do të thellohet edhe më shumë në këtë fushë, pra në arsimim dhe edukim.

Ata treguan se komuna e jonë është e interesuar që t’i shtyjë përpara nxënësit e suksesshëm, ashtu që t’iu mundësohet vijimi i studimeve në universitete të tilla si Primorska.

Ndërsa, rektori i Universitetit Primorska dhe Dekanja e fakultetit FAMNIT, u shprehen të kënaqur me organizimin e garës dhe shkathtësitë që treguan nxënësit në fushën e matematikës, duke potencuar që një bashkëpunim i tillë me Komunën e Prishtinës do të vazhdon edhe në të ardhmen, ku nxënësit talent në fushën e matematikës të kenë mundësi për të vazhduar studimet në Universitetin e Primorska.