- 23 May 2018
Është mbajtur punëtoria njëditore lidhur me strategjinë e turizmin në Prishtinë, ku morën pjesë akterë të ndryshëm të këtij sektori. Qëllimi i kësaj punëtorie ishte përbashkimi i ideve mes sektorit publik dhe atij privat, për ta vendosur Prishtinën në hartën e destinacioneve turistike.
Strategjia e Turizmit për Komunën e Prishtinës do të bazohet në metodologjinë e menaxhimit të destinacionit, me fokus në identifikimin, përcaktimin, vizatimin dhe përshkrimin e flukseve strategjike të vizitorëve brenda Komunës së Prishtinës.