- 31 May 2018
Rruga “Dervish Qollaku” tek zona industriale është një prej rrugëve më të frekuentuara si qarkore e Prishtinës. Si rrjedhojë, kohëve të fundit është dëmtuar dukshëm, dhe në të janë hapur shumë gropa.
Intervenuam së fundmi, duke i bërë të gjitha sanimet e nevojshme, si dhe duke e shtruar shtresën e re të asfaltit, ashtu që të lehtësojmë qarkullimin e qytetarëve në këtë pjesë të qytetit.