Njoftim për regjistrimin e fëmijëve në klasë të parë

- 31 May 2018

Drejtoria e Arsimit e Komunës së Prishitnës, më datë 17 maj 2018, ka hapur konkursin për regjistirmin e fëmijëve për parafillor dhe klasë të parë në të gjitha institucionet edukativo-arsimore të nivelit fillor dhe konkursi do të jetë i hapur deri më 7 qershor të vitit 2018.

Regjistrimi i fëmijëve bëhet sipas udhëzimit administrativ 16/2004 dhe sipas UA 22/2013- Numri maksimal i nxënësve për klasë dhe raporti mësimdhënës nxënës si dhe rrespektimi I vendimit të DKA 03.Nr 47 i datës 04.06.2014, për mënyrën e pranimit të nxënësve në shkollat fillore në klasën e parë ose parafillor dhe ndarjen e tyre nëpër klasë.