- 01 Jun 2018
Kryetari Ahmeti bashkë me nënkryetarin Pacolli, si dhe drejtorët Genc Bashota e Ardian Olluri, pritën sot në takim Kryetarin e Bashkisë së Vlorës, z. Dritan Leli, si dhe Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, z. Qemal Minxhozi.
Në këtë takim të përzemërt, u diskutua për politika zhvillimore që mund të zbatohen si në Vlorë ashtu edhe në Prishtinë, si dhe për thellimin e bashkëpunimit mes dy qyteteve, ashtu që të kemi sa më shumë shkëmbime të përvojave dhe projekteve të mira.