- 20 Jun 2018
Prishtina është një nga qytetet e Kosovës që ofron shumë në aspektin turistik. Tani
nevojiten persona entuziastë të trajnuar për t’u bërë guida turistike për destinacionet
përkatëse.
Nëse ju keni aftësi të mira komunikimi, pëlqeni punën me njerëz, dhe keni njohuri te gjuhëve të huaja si anglisht (obligative), gjermanisht, turqisht, italisht, kinezisht apo të tjera, ejani dhe ndiqeni trajnimin për guidë turistike nga data 4 deri më 28 korrik.
Ky trajnim është i përpiluar nga ekspertë të vendit dhe të huaj, si dhe është i mbështetur nga PPSE, Swisscontact, Komuna e Prishtinës, Komuna e Prizrenit dhe Komuna e Gjakovës.
Pagesa për trajnim katër-javor është 45 euro për person. Rastet sociale me dëshmi janë te liruara
nga pagesa (vende të limituara). Numri i studentëve është i limituar dhe përzgjedhja bëhet sipas
rezultatit të testit dhe intervistës pranuese.
Për të aplikuar për trajnim kliko këtu:
https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSdvpBRapvlfslC65Is2pWRCSioy-01bwORjwgWtZxqt5Wx7DQ/viewform