- 28 Jun 2018
Sot promovuam produktin “TE Pema T”, produkt ky i realizuar nga studentët e Inxhinierisë së Ambinetit dhe Mekatronikës, me mbështetje të Komunës së Prishtinës dhe UNICEF Innovation Lab Kosova. Të gjitha pjesët përbërëse të këtij produkti, janë vendore.
“TE Pema T” është i mbushur me bimë që kanë aftësi shumë të mëdha të filtrimit të ajrit dhe prodhimit të oksigjenit. Kjo është e mundur falë renditjes, pozitës dhe sistemit automatik të ujitjes i cili bën që bimët të filtrojnë ajrin me kapacitet maksimal.
Produkte të tilla janë të mirëseardhura në Prishtinë, kur dihet problemi i shpeshtë që kemi me ndotjen e ajrit. Efekti që ka “TE Pema T” në pastrimin e ajrit, është i barabartë me efektin që mund të kenë 70 fidane të mbjella në Prishtinë.