- 04 Jul 2018
Komuna e Prishtinës bashkë me Policinë e Kosovës organizojnë nesër aktivitet me qëllim të vetëdijesimit të qytetarëve lidhur me fëmijët që kërkojnë lëmoshë në rrugë dhe ata që bëjnë punë të rënda.
Grupi punues ka përgatitur një fletushkë me pasojat e këtyre dukurive, e cila do të fillojë të shpërndahet më 5 korrik, në ora 12:00, tek semaforët afër Katedrales.