Punëtori për Sallën Koncertale dhe Teatrin e Operas dhe Baletit

- 27 Jul 2018

Sot Komuna e Prishtinës ka organizuar punëtori me përfaqësues të inatitucioneve kulturore të vendit, si dhe përfaqësues të Komisionit Evropian, ku është diskutuar për kërkesat dhe nevojat e komunitetit artistik që ndërlidhen me Sallën Koncertale dhe hapësirat përcjellëse. Janë trajtuar çështjet si numri i ulëseve, funksioni primar i Sallës dhe lokacioni.

Sipas planit të veprimit, deri në fund të këtij viti Komuna do ta shpallë konkursin ndërkombëtar për dizajn dhe koncept të Sallës Koncertale dhe Teatrit të Operës dhe Baletit. Në ndërkohë, ekipi teknik është në proces e sipër të përpilimit të termave të referencës dhe detyrës projektuese.