- 03 Aug 2018
Genc Bashota, Drejtor për Planifikim Strategjik dhe Zhvillim të Qëndrueshëm priti në takim përfaqësues të IFC-së dhe firmës arkitektonike Konzorciumi Mazzanti e cila do të bëjë përgatitjen e projekteve ideore për shkollat e reja të cilat do të ndërtohen në Komunën e Prishtinës me PFI. Përfaqësuesit e firmës Konzorciumi Mazzanti e njoftuan drejtorin me përshtypjet e vizitës në Prishtinë dhe po ashtu u diskutua lidhur me bashkëpunimin e ndërsjellët në realizimin e këtij projekti.
Në kuadër te kësaj vizite, përfaqësues të IFC-së dhe Konzorciumi Mazzanti vizituan dhe lokacionet e shkollave të reja si dhe disa nga shkollat ekzistuese në Komunën e Prishtinës.