- 03 Aug 2018
Lajmërohen qytetarët e Prishtinës që nga dita e Shtunë , 04.08.2018 , fillon faza e katërt e Dezinsektimit Hapsinor në Komunën e Prishtinës . Kjo ditë është zgjedhur pas të gjitha pregatitjeve teknike dhe operative nga ana e Komunës dhe kompanisë kontraktuese dhe pasi që parashikimet klimatike sigurojnë në javë me mot stabil dhe pa reshje , për arsye se reshjet e ulin dukshëm efektin e dezinsektimit. Në rast të reshjeve të shiut , puna ndërpritet për të vazhduar ditën në vijim kurr kushtet atmosferike janë të favorshme.
Duke u bazuar në këto të dhëna, kedhe kwtw herw do të dezinsektohet sipërfaqja prej 6200 hektarë , duke përfshirë edhe zonat rurale ku ka potencial të lartë të zhvillimit të këtyre insekteve .
Edhe këtë vitë do të përdoren preparatet e sigurta të regjistruara për përdorim në vendet e Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës .
Dezinsektimi do të bëhet çdo ditë duke filluar nga ora 19:30 deri në orën 23:30, sipas datave të më poshtme nëpër lagje e caktuara.
04.08.2018: PARKU I QYTETIT, AKTASH, QYTETEZA PEJTON, QENDRA E QYTETIT, LAGJA E MUHAXHEREVE, VELLUSHE (BLLOQET -SHTEPIA E PLEQEVE), TOPHANE
05.08.2018: DARDANIA, LAKRISHTE, ARBERIA, SHKABAJ, ULPIANA, ZONA INDUSTRIALE, KAZERMA ADEM JASHARI.
06.08.2018: PRISHTINA E RE (VETERNIK, QENDRESA, LAGJA NIC), KODRA E TRIMAVE DHE VNESHTAT,
07.08.2018: BREGU I DJELLIT, LAGJA E SPITALIT, KALABRIA, KOLOVICE dhe KOLOVICË E RE
08.08.2018: TASLIXHE, VELANI, GËRMI, MAT, SOFALI, TAUKBASHQE,
09.08.2018: HAJVALI, BARILEVË, PRUGOVC, BËRNICË E EPERME DHE BERNICE E POSHTME, BESI, BARDHOSH, , TENESHDOLL E VRANIDOLL.,
Bashkpunimi i qytetarëve në këtë proces është i një rëndësie të veçantë për suksesin e këtij procesi. Andaj luten të gjithë qytetarët për bashkëpunim në mënyrë që ky aktivitet të jetë sa më i sukseshëm .
Gjatë kohës së Dezinsektimit, qytetarët duhet t`i mbajnë dritaret e mbyllura , që mos të futen insektet brenda dhe kufizojnë daljet nëpër hapësirat ku është duke u kryer dezinsektimi së paku një orë . Gjithashtu apelohet te shoqatat e bletarëve, për kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe.
Monitorimi i këtijë aktiviteti nga ana e Komunës së Prishtinës do të jetë i vazhdueshëm , dhe në bashkëpunim me qytetarët do të japim maksimumin për një dezinsektim sa më efektiv.